Rama konfirmon propozimin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, paralajmëron vizitë në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se shteti i do ta mbështes fuqimisht Kosovën ‘në zbatimin e marrëveshjes themelore’, dhe sipas tij, do të vazhdojë të luaj rolin e saj në promovimin e paqes.

Kryeministri Rama ka shkruar në X, se së shpejti do të vizitojë Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen e tij.

“Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama në X.

Rama po ashtu ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për draftin e BE-së nga Kosova e Serbia.

“Nuk mund të jem më krenare për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë në vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së”, ka shkruar ai.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024