Kuvendi në Shqipëri kthehet në “fushëbetejë”, deputetët e opozitës përmbysin karriget në foltore
Lexohet për: 1 min.
shqiperiia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit”, kryesuar nga Sali Berisha kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos.

Sikurse duket nga pamjet, ata kanë marrë karriget e deputetëve të PS dhe i kanë përmbysur ato para foltores së parlamentit.

Në pamje duket edhe kur deputeti i PS Xhemal Qefalia merr karrigen e tij për tu ulur, por nuk lejohet  nga deputetë të opozitës. Ndërkohë, garda ka rrethuar seancën plenare. Deputetët e maxhorancës janë duke mbërritur një pas  një në seancën e plenare.

Gjashtë deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa deputeti  Saimir Korreshi me 3 ditë. /Top chanel

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025