Tetë vjet nga ratifikimi i MSA-së në Kuvend
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor  2015, me shumicë votash ratifikuan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), në të cilën seancë partitë politike opozitare nuk morën pjesë në votim.

Deputetët kosovarë me 86 vota pro miratuan ligjin që e mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ratifikimin e MSA-së, nevojiten dy të tretat e 120 deputetëve sa ka Parlamenti i Kosovës.

Ratifikimi i MSA-së u bë në një seancë solemne, ku të pranishëm ishin edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe një numër i madh i ambasadorëve në Prishtinë të vendeve më të industrializuara.

Tri ish-partitë politike opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma, morën pjesë vetëm në fillim të seancës, derisa lexuan fjalimet e tyre kundër qeverisë dhe siç thanë “të metat që i ka marrëveshja (MSA)”.

Opozita me pas u largua nga salla e Parlamentit, duke mos marrë pjesë në votim për ratifikimin e MSA-së.

Kosova në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit prezantohet me fusnotë, jo si Republikë e Kosovës. Në këtë pikë këmbënguli opozita, e cila thoshte se Kosova nga Bashkimi Evropian nuk trajtohet si shtet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024