Kurti: NJSI tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë 150 euro në muaj
Lajme
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) për ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se të ardhurat mesatare të shumicës dërmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj, paga bazë plus shtesat, ndërsa tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj.

“Ju faleminderit pjesëtarëve të NJSI-së për shërbimin ndaj atdheut dhe zbatimin e ligjit”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Paga mesatare në sektorin privat në Kosovë është 470 euro, ndërkaq në atë publik është 700 euro. Të punësuar në sektorin privat janë rreth 340 mijë qytetarë, kurse në atë publik rreth 80 mijë qytetarë.

Secili pjesëtar i NJSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro. Të ardhurat mesatare të shumicës dërmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023).

Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet. Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro. E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NJSI).

Ju faleminderit pjesëtarëve të NJSI-së për shërbimin ndaj atdheut dhe zbatimin e ligjit.

Përfundon protesta e NJSI-së: Nuk lejojmë të përdoremi politikisht - KosovaPress

​Sveçla: Policët që protestuan sot këtë vit morën nga 2.200 euro në muaj - KosovaPress

​Protesta e NJSI-së, Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj qeverie të paaftë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024