​Vdes një person i vetaksidentuar me traktor në Malishevë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti sot me traktor në Ngucat të Malishevës.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Policia iu ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vetaksidentuar. Për pasojë, një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Për më tepër, Elezaj ka bërë të ditur se në këtë vetaksident lëndime ka marrë edhe një person tjetër, i cili është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë ai.

Vetaksident në lagjen “Dardania”, një i lënduar - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024