“Bëjmë detyrën”, Ballkani reagon pas triumfit ndaj Dritës
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Fitorja në derbi ndaj Dritës e ka thelluar epërsinë e skuadrës së Ilir Dajës në shtatë pikë ndaj skuadrës gjilanase.

Kjo ka bërë që kampioni aktual të konsiderohet tashmë si rival i paarritshëm në luftën për titull të kampionit në këtë edicion, raporton KosovaPress.

Goli i mbrojtësit Lumbardh Dellova në minutën e 36-vendosri fatin e takimit.

Pas ndeshjes, Ballkani ka reaguar në Facebook duke shkruar se ata bënë detyrën e tyre duke marrë këtë fitore.

Reagimi i plotë i Ballkanit në Facebook:

Bëjmë detyrën në Suharekë

Me supergolin e Lumbardh Dellovës, marrim 3 pikët e radhës në Superligë, duke mposhtur Dritën 1-0.

Faleminderit Xhebrailave dhe gjithë tifozëve që i qëndroni gjithmonë pranë, kampionit të Kosovës.

Vazhdojmë bashkë drejt objektivave tona!

Na priftë e mbara, Suharekë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024