Derbi mes Ballkanit e Dritës, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 13:00 stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë nikoqir i derbit mes Ballkanit dhe Dritës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Ballkani e mposhti 3:0 Feronikelin ’74, kurse Drita barazoi 1:1 me Lirinë, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Ballkani zë vendin e parë në tabelë me 26 pikë, krahas Dritës që renditet në pozitën e dytë me 22 pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Ballkani e mposhti Dritën si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Ballkani

Drita

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024