Yjet e serialit “Friends” 'të shkatërruar' nga vdekja Matthew Perry
Bota
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kasti i Friends ka thënë se ata janë "tërësisht të shkatërruar" nga humbja e aktorit, Matthew Perry, i cili vdiq të shtunën në moshën 54-vjeçare.

Në një deklaratë të përbashkët, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow thanë se ishte një "humbje e paimagjinueshme".

Aktori i serialit televiziv “Friends” thuhet se u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të shtunën.

Ekzaminimi pas vdekjes i Perry-t nuk ishte përfundimtar. Zyrtarët janë në pritje të rezultateve të analizave toksikologjike.

"Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shkatërruar nga humbja e Matthew," tha kasti i Friends në deklaratën e lëshuar për BBC.

"Ne ishim më shumë se thjesht anëtar të kastit të serialit. Ne ishim familje.  Ka shumëçka për të thënë, por për momentin do të marrim kohen që të procesojmë këtë humbje të paimagjinueshme. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën”. /BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024