​Liga e Kombeve/ Kosova synon fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanet” vijnë pas fitores së realizuar ditë më parë në Shkup ndaj të njëjtit kundërshtar, derisa optimizmi nuk mungon as për ndeshjen e nesërme e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, nga ora 17:00.

Përzgjedhësja e Kosovës,  Anneli Andersen, tha se Kosova pati paraqitje të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut në udhëtim dhe gjatë këtyre ditëve përgatitjet janë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme që një paraqitje të tillë ta bëjnë edhe si vendase.

Në anën tjetër, Lumbardha Misini dhe Blerta Smaili treguan për motivin që fitorja e të premtes ju ka dhënë, derisa pohuan se janë përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve. Ato e konsiderojnë të vështirë përballjen e të hënës, por po ashtu theksojnë se dëshira dhe atmosfera është tejet pozitive dhe shpresojnë në një tjetër rezultat të tillë.

Një tjetër dëshirë e futbollisteve kosovare ishte edhe përkrahja në stadium nga ana e tifozëve “Dardanët“.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024