“Puthja kushton”, Rubiales dënohet rëndë nga FIFA
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Luis Rubiales, ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s.

Pezullimi u vendos pas puthjes që Rubiales i dha lojtares spanjolle Jenni Hermoso pas finales së Kupës së Botës për femra të këtij viti në të cilën Spanja mundi Anglinë, përcjellë KosovaPress.

“Ky rast lidhet me ngjarjet që ndodhën gjatë finales së Kupës së Botës për femra më 20 gusht 2023, për të cilën Rubiales ishte pezulluar përkohësisht për një periudhë fillestare prej 90 ditësh”, thuhet ën deklaratën e lëshuar nga FIFA.

Rubiales dha dorëheqje në shtator nga pozicioni i tij si president i Federatës Spanjollë të Futbollit, duke thënë se pozicioni i tij ishte bërë i paqëndrueshëm.

Jenni Hermoso, lojtarja e përfshirë në incident, më herët kishte paraqitur një ankesë ligjore për puthjen të cilën ajo e konsideroi si “të pakërkuar”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024