Tahiri: Kurti si monark, po flet të pavërteta
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se e shohin shumë të rëndësishëm  raportimin e kryeministrit Albin Kurti në seancën e Kuvendit që do të mbahet të premten.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke folur për mungesë të transparencës për dokumentin e pranuar të enjten në Bruksel nga Kurti, Tahiri para mediave tha se është e papranueshme “një sjellje e kryeministrit, si me qenë monark”.

“Është e papranueshme një sjellje si me qenë monark kryeministri...”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së foli edhe sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat partia e tij dhe PDK-ja nuk po i votojnë.

“LVV dhe Kurti, në mungesë të rezultateve të punës në teren, iu kanë kthyer opozitës dhe po i thonë ‘s’po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare’. Ne i kemi votu, i kemi votu 830 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare. Z. Kurti po flet të pavërteta" , tha ai.

https://kosovapress.com/admin/kurti-ftohet-per-raportim-ne-kuvend-gashi-ska-pse-te-mbahet-sekret-nje-dokument-qe-eshte-pranuar/

Ai përsëriti edhe njëherë kërkesën e AAK-së për rritje të koeficientit të pagave dhe pagën minimale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024