Dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari A. B. për dhunim në Gjakovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues prej 6 vjet burgim ndaj të  pandehurit A. B., për vepër penale “Dhunimi”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në komunikatë thuhet se kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje 6 vjet.

“I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron  personin tjetër dhe atë nën kërcënimin e thikës për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj këtu të dëmtuarën ...... ......, në atë mënyrë që pasi me të dëmtuarën dalin për të bërë xhiro me makinën e tij, i pandehuri e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuarën, ja vendos thikën në qafë të dëmtuarës, ashtu që e njëjta detyrohet ti kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj, e më pas e dërgon të dëmtuarën në shtëpi rreth orës 01:00 të natës, deri sa i njëjti arrestohet nga policia me datë 24 tetor 2022”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024