A e ndryshoi qëndrimin Kurti për asociacionin, flasin qytetarët
Tema
Lexohet për: 6 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e Kosovës kanë komentuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me gatishmërinë e tij për të nënshkruar propozimin e diplomatëve evropianë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e për të cilin dikur thoshte se nuk do të formohej kurrë.

Një takim tjetër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret në Bruksel.

Ata patën deklarata të kundërta pas takimeve që ata zhvilluan ndaras me diplomatët evropianë.

Derisa Qeveria e Kosovës tha se ishte e gatshme të nënshkruante propozimin e diplomatëve evropianë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Vuçiqi insistoi në zbatim të marrëveshjeve të kaluara.

Kurti tha se në takimin me emisarët amerikanë dhe evropianë është thënë nëse nënshkruhet drafti për vetëmenaxhim, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar kushtetutshmëria.

​Hoti: Për të mbetur në pushtet, VV pranon propozimin për ‘Zajednicën’ - KosovaPress

Në konferencë për media, Kurti tha se në takimin që u mbajt më 27 tetor në Bruksel ka rikujtuar 27 shkurt është pranuar marrëveshja bazike dhe aneksin e zbatimit në Ohër me 18 mars me 12 pikat e tij. Sipas tij, nëse do të nënshkruhej, do të vlerësohej nga Kushtetuesja.

Për këtë çështje janë deklaruar edhe qytetarët, se si e vlerësojnë këtë hap të tij, dhe nëse i ka ndryshuar Kurti qëndrimet karshi deklaratave të mëhershme se nuk do të ketë kurrfarë asociacioni për serbët.

Hasan Ismaili thotë për KosovaPress se Kurti çdo gjë e bën për të mirën e Kosovës, dhe se nuk bën gabime si të tjerët.

Ndërsa qytetari Selim Limani tha se ka qenë e ditur, që nuk ka zgjidhje tjetër përpos që ta nënshkruajë themelimin e asociacionit, por pala serbe është duke kundërshtuar.

Për më tepër Limani ka komentuar edhe deklarimet e mëhershme të Kurtit se në Kosovë asnjëherë nuk do të ketë asociacion për serbët.

Ndërsa, Enver Ukaj thotë se njohja nga Serbia mbetet gjëja më kryesore, pasi kështu po mbetet në konflikt me Kosovën.

Baraliu: Nëse dorëzohet Albini, kapaciteti i tij dukshëm më i ulët se Thaçi - KosovaPress

Ndërkaq, Gjimi nga Presheva thotë se problemi është se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk po e nënshkruan draft-dokumentin e BE-së për asociacionin, pasi kërkon që ai të ketë kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, serbët me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit dëshiruan të aneksojnë veriun dhe të shpallin asociacionin me kompetenca ekzekutive.

Ndërkohë, sot ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka reaguar opozitës lidhur me gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të nënshkruar draftin e asociacionit të propozuar nga BE-ja.

“Dyfytyrësi e thellë opozitare. "E pranuat asociacionin pa njohje" po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, pa ndonjë përparim, Kosova dhe Serbia përmbyllën edhe një maratonë takimesh të enjten në Bruksel. Sipas udhëheqësve të BE-së, arritjen e pajtimit e penguan kushtëzimet që paraqitën palët.

Kurti tha se vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj, garanton zbatimin e tyre, ndërsa Vuçiq këmbënguli në zbatimin e "asaj që është nënshkruar".

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha se marrëveshja mes tyre nuk ishte e mundur, sepse "parakushtet e njërës palë ishin të papranueshme për tjetrën".

Temë e diskutimeve në Bruksel ishte propozimi i ri i diplomatëve perëndimorë për statutin e asociacionit serb, i cili u prezantua në Prishtinë e Beograd më 21 tetor.

PDK thotë se Kurti i bëri dëme të pariparueshëm vendit me Asociacionin, reagon Konjufca - KosovaPress

Pas takimeve që Kurti zhvilloi me udhëheqësit evropianë, ai përsëriti se është i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e asociacionit, por se pala tjetër nuk është.

"Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore, me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor 2023", tha ai.

Kulla: Serbia e përdorë Asociacionin për të bërë një shtet serb brenda Kosovës - KosovaPress

Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve në muajin shkurt në Bruksel, ndërsa për Aneksin e Zbatimit të saj janë dakorduar në muajin mars në Ohër. Në asnjërin prej dokumenteve, palët nuk i kanë vendosur nënshkrimet. Kurti tha se edhe atëkohë ka qenë i gatshëm të nënshkruajë.

Autoritetet në Prishtinë theksojnë se çdo iniciativë që është në kundërshtim me Kushtetutën nuk do pranohet, ndërsa Serbia kërcënon se nuk do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog nëse nuk nis puna për zbatimin e ujdisë. SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë me ngulm nisjen e punës për përmbushjen atij që e quajnë një detyrim për Kosovën dhe garantojnë se asociacioni nuk do të jetë një shtet brenda shtetit. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kurti: Ndërmjetësit ekspozuan skenar të dizajnuar më herët për ta vënë Asociacionin në qendër - KosovaPress

Osmani: Duhet të përgatisim draftin e Asociacionit, Lista Serbe vegël e Vuçiqit - KosovaPress

Kurti në Bruksel: S’mundet të ketë kompromis me kushtëzime të Serbisë për Asociacionin - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024