Trajneri i huaj te Ferizaj? Flet presidenti Lulzim Abazi
Lexohet për: 1 min.
abazi-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Që nga dorëheqja e Ismet Munishit, klubi i futbollit Ferizaj nuk ka emëruar trajner të ri, teksa këtë detyrë po e ushtron Arsim Abazi.

Por, klubi i cili garon në Ligën e Parë po vazhdon kërkimet për trajner të ri dhe këtë për KosovaPress e ka konfirmuar presidenti i klubit, Lulzim Abazi.

Ai ka thënë se është në bisedime me disa trajnerë vendor, por edhe nga jashtë Kosovës.

Ai ka shtuar se përkundër këtyre ndryshimeve, objektivat e klubit nuk kanë ndryshuar. Rikthimi në Superligën e Kosovës është qëllimi madhor i Ferizajt.

Në Ligën e Parë, Feriza ka mbledhur 14 pikë pas nëntë ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e katërt në grupin B.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025