​Netanyahu: Ne hymë në Gaza për të shkatërruar Hamasin
Bota
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ne hymë në Gaza të zhytur në mendime të shqetësuar për fatin e ushtarëve tanë.

Këtë e tha kryeministri Benyamin Netanyahu në fjalimin e tij drejtuar sot kombit izraelit.

"Ne kemi hyrë në vendqëndrimin e ligësisë. Qëllimi ynë është të shkatërrojmë Hamasin dhe të rikthejmë pengjet e Hamasit. Është momenti i së vërtetës: fito ose pusho së ekzistuari. Lufta brenda Gazës do të jetë e vështirë dhe e gjatë, do të jetë lufta jonë e dytë e pavarësisë. Ne duam t'u kthejmë vrasësve atë që kanë bërë", ka thënë ai.

Sipas tij, nëse Izraeli nuk e fiton luftën, atëherë e keqja do të përhapet.

“Kjo është arsyeja pse do të jetë fitorja e së mirës mbi të keqen”, nënvizoi më pas ai, duke falënderuar ndër të tjera liderët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë që udhëtuan në Tel Aviv për të mbështetur Izraelin. /ANSA

OKB bën thirrje për armëpushim urgjent në mes të situatës të tmerrshme në Gaza - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024