“Takimet e Gjeçovit” konfirmojnë vlerat dhe identitetin kombëtar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të 52-të me radhë është mbajtur manifestimi tradicional “Takimet e Gjeçovit”, në fshatin Zym të Hasit të Priztenit. Aty u tha se duhet ta lartësojmë dëshirën tonë për të ardhmen në paqe dhe në dashuri me njëri-tjetrin.

Manifestim ky që mbahet me rastin e 110 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtarë në Zym të Hasit, në të cilin u zhvillua një program kulturor artistik. Në këtë manifestim ishte edhe ekspozita të veshjeve tradicionale të Zymit, gatime tradicionale dhe promovimi i veprave të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ky takim konfirmon vlerat tona kombëtare.

Me këtë rast, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji tha se sot duhet të lartësohet e ardhmja për paqe me njeri-tjetrin, dhe të nderohen burrat saç e kanë  nderuar Zymin ata.

"Me gjithë qejf vij këtu po thuajse për çdo vjet, për të mbështetur organizatorin, këtë vend këtu që nga e lashta na i bien të ardhmen sot. Sepse në këtë vend nëpërmjet Gjeçovit e figurave të ndryshme që promovohen në botëkuptimin tonë ne me një sy që të shohim të kaluarën...08:48 Sot, them që do të kujtojmë 110 vetorit e ngritjes së flamurit, që është sigurisht krenari e jona që nga Vlora deri në Zym, e kudo që është ngritur flamuri kuq e zi. Por, ne sot duhet ta lartësojmë dëshirën tonë për të ardhmen në paqe dhe në dashuri me njëri tjetrin...Duhet të jemi ata të cilët duhet ta lartësojmë të ardhmen tonë dhe të dëshmojë se jemi punëtor të paqes në botë, jo vetëm të paqes mes nesh', tha Gjergj.

Zëvendësministri i kulturës, Sylejman Elshani premtoi mbështetje për këtë fshat.

Ky manifestim është organizuar nga Klubi Letrar “Shtjefan Gjeçovi”, në Zym në bashkëpunim me Ministrie Kulturës dhe Komunën e Prizrenit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024