Vashat e Kosovës regjistrojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës e femrave ka regjistruar sot fitoren e parë në Ligën e Kombeve.

“Dardanet” mposhtën sot vashat e Maqedonisë së Veriut si mysafire në “FFM Training Center” të Shkupit me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Golat për Kosovën i shënuan Valentina Limani (minuta e 20’) dhe Donjeta Halilaj (minuta e 41’).

Me pikët e reja, Kosova ngjitet në kuotën e katër pikëve në krye të Grupit 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve, aq sa ka edhe Bullgaria në vendin e dytë.

Ndeshja e radhës për “Dardanet” është të martën e 31 tetorit, ku sërish luajnë kundër Maqedonisë së Veriut, veçse kësaj radhe si vendase në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024