Ja shtesat e rrezikshmërisë për policët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar shtesat për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në mbledhjen e qeverisë, ai ka thënë se në këtë propozim përfshihen gjithsej shtatë kategori të pozitave në polici. Sipas tij, deri më tani ka pasur pabarazi në mesin e policëve.

Kurti shtoi se shtesat për rrezikshmëri do të fillojnë së aplikuari nga paga e muajit nëntor.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se pas shqyrtimeve dhe analizave që kanë bërë me ministritë përkatëse, kanë hartuar propozimet për shtesat e qeverisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Kurti shtoi se në të kaluarën shtesat jo gjithmonë reflektonin nevojën dhe meritën.

Shtesat për njësitë elitare të Policisë së Kosovës:

Njësia speciale intervenuese     -   150 euro

Njësia për ndërhyrje të shpejtë -   150 euro

Njësia për mbrojte të afër           -   150 euro

Njësitë speciale operative K9      -   120 euro

Njësinë për eksplozivët dhe deminim - 120 euro

Pjesëtarët e patrullave kufitare - 100 euro

Pjesëtarët e hetuesisë -  75 euro

Ekipet reaguese dhe patrullat - 60 euro

Policët në sigurim të objekteve - 50 euro

Policët në menaxhim të operacioneve 50-45 euro./Sh. Pajaziti/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024