Pse Tonali mund të luajë ende për Newcastle pavarësisht suspendimit?
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori italian, Sandro Tonali mund të jetë i gatshëm për të luajtur për Newcastle United në Premier Ligë në ndeshjen kundër Wolverhampton nesër, pavarësisht se ka arritur marrëveshje me FIGC për një suspendim 10 mujor për përfshirjen e tij në bastet ilegale.

Pavarësisht faktit se suspendimi i Tonalit nga FIGC hyn në fuqi ditën pasi që bëhet zyrtare, suspendimi ende duhet të zgjerohet ndërkombëtarisht nga UEFA dhe FIFA, raporton KosovaPress.

Sipas lajmeve të fundit nga “Calciomercato”, ky është një proces që mund të merr kohë të konsiderueshme, madje me muaj, sidoqoftë FIGC kanë marrë masa për tu siguruar që suspendimi të zgjerohet së shpejti.

Sidoqoftë, gjatë konferencës së sotme për media, trajneri i Newcastle, Eddie Howe e ka konfirmuar që klubi ende nuk është informuar zyrtarisht për suspendimin e Tonalit.

Në fakt, Tonali pritet të udhëtojë me skuadrën e Newcastle për ndeshjen ndaj Wolverhampton.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024