Hendboll/ Kosova U18 mblidhet për ndeshjet e Kampionatit Evropian
Sport
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) në janar do të paraqitet në kualifikimet për Kampionat Evropian. Kosova U18 është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë. Ndeshjet do të luhen në Maqedoni të Veriut prej 5 deri më 8 janar.

Në kuadër të përgatitjeve për këto kualifikime, Kombëtarja U18 do ta ketë grumbullimin e parë të premten. Grumbullimi mbahet në Istog prej orës 11:00.

Të ftuar janë plot 34 lojtarë të klubeve tona. Do të bëhen matje e testime të ndryshme që do të shërbejnë për përzgjedhjen e ekipit final. Planifikohet që Kombëtarja U18 të ketë grumbullime të shkurtra çdo dy javë.

Ndërkohë prej 19 deri më 22 dhjetor, Kombëtarja U18 paraqitet në një turne ndërkombëtar në Belgjikë. Pjesë e turneut do të jenë edhe Belgjika, Luksemburgu dhe Polonia.

Të premten në Istog, lojtarët do të punojnë nën urdhrat e selektorit të Kombëtares A, Bujar Qerimi.

Disa prej lojtarëve ishin në Evropianin U18 (B), verën e vitit të kaluar. Kombëtarja do të plotësohet me emra të rinj. Dhe përzgjedhja finale do të bëhet përmes grumbullimeve të planifikuara, duke nisur nga ai i së premtes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024