Gjakova në çerekfinale të Grand Slam Abu Dhabi
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhudisti ynë, Akil Gjakova ka prekur çerekfinalen e Grand Slami-it që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova mposhti në raundin e tretë xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, deri te çerekfinalja, Gjakova në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings, ndërsa në të dytin fitoi ndaj finlandezit, Valtteri Olin, kurse në të tretin vazhdoi me fitore ndaj xhudistit nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.

Në çerekfinale, Akili do të përballet me amerikanin, Jack Yonezuka.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024