Gazetarët shpërthejnë në të qeshura në konferencën e Ancelottit (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Carlo Ancelotti nuk u përball me pyetje për ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Bragas, dhe e mbylli konferencën e tij duke thënë: “Është turp, doja t'ju tregoja formacionin titullar”.

Mediat spanjolle janë të fokusuara në skandalet e gjyqtarëve pas përballjes së Realit kundër Sevillas, dhe abuzimit racor ndaj Vinicius Jr, kështu që Ancelotti nuk pranoi ndonjë pyetje për ndeshjen e radhës kundër Bragas në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Gazetarët të cilët ishin në konferencën e mediave shpërthyen në të qeshura kur Ancelotti u largua nga konferenca, duke thënë:

“Është turp, unë doja t’ju tregoja formacionin titullar, por ju nuk pyetët për të”, tha Ancelotti para se të largohej nga dhoma e konferencës.

(4) El Chiringuito TV on X: "? El show de Carlo Ancelotti al terminar la rueda de prensa: ? “Tenía pensado en dar la alineación. Una pena que no me lo hayáis preguntado”. https://t.co/cArPhjQQBr" / X (twitter.com)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024