Fshati Banjskë një muaj pas sulmit terrorist
Tema
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, situata atje është e qetë. Numri i policëve është zvogëluar dukshëm, ndërsa nëpër rrugë pothuajse nuk ka njerëz.

Rade Nedelkoviq, banor i këtushëm dhe ndër të rrallët që pranoi të flasë, tha për KosovaPress, se nuk din si ta përshkruaj aktualisht jetën në këtë fshat, sepse  popullata, siç u shpreh, është ende nën ndikimin e tërë asaj që ka ndodhur një muaj më parë.

Sipas tij, të gjithë banorët e këtushëm të cilët kanë pasur ndonjë familjarë jashtë këtij fshati, kanë ikur.

Ai theksoi se askush deri tash nga përfaqësuesit politik nuk i ka vizituar, ndërsa thotë se Lista serbe e ka sjellë një situatë të tillë.

Një tjetër banor i Banjskës, që nuk ka dashur të flasë para kamerës, tha se njerëzit këtu janë të frikësuar dhe nuk duan të flasin.

‘Banjska tashmë është shndërruar në epiqendër të botës dhe të gjithë sytë i kanë nga ne. Askush nuk po na kupton. Ne jemi në mes të dy zjarreve, sepse nëse flasim realitetin, sulmohemi nga Beogradi, duhet të themi atë që s’është dhe pastaj të na sulmojë Prishtina’, tha ai.

Në anën tjetër, Veton Elshani, u.d. të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, ka bërë të ditur se situata  e sigurisë në Banjskë, por edhe në veri në përgjithësi, është e qetë, por delikate.

Sipas tij, policia është duke vazhduar punën sa i përket hetimeve që ndërlidhen me Banjskën, dhe kohë pas kohe pjesëtarët e policisë kanë arritur të gjejnë armë, gëzhoja, si dhe prova tjera.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Në orët e para të mëngjesit të datës 24 shtator ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe disa tjerë u plagosën. /A. Damati/

https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/
https://kosovapress.com/admin/parlamenti-evropian-me-rezolute-denon-sulmin-ne-banjske-e-quan-sulm-terroriste/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024