Zlatan Elek zgjidhet kryetar i ri i Listës Serbe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i spitalit në veri të vendit, Zlatan Elek është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe.

KosovaPress mëson se Lista Serbe është mbledhur sot në ora 12:00, ndërsa aty janë parë figura të ndryshme të kësaj partie, si ish-kryetari i Mitrovicës së veriut, Milan Radojeviq, e ish-kryetarët e komunave tjera veriore.

Në maj të vitit 2020, Zlatan Elek u emërua nga qeveria e Serbisë, ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën veriore.

Sipas mediave serbe, Elek ka marrë pjesë në tubimet e organizuara nga Lista Serbe, duke përfshirë edhe atë të 6 nëntorit, një ditë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.

Kryetar i deritashëm i kësaj partie ishte Goran Rakiq, ndërsa nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ka dhënë dorëheqje nga funksionet brenda kësaj partie pasi mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bserbia-e-arrestoi-sa-per-sy-e-faqe-terroristi-radojiciq-lirohet-nga-mbajtja/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024