Kompania që për 20 vite investoi mbi 12 milionë euro në Kosovë
Biznes
Lexohet për: 7 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

20 vite histori suksesi tashmë ka shënuar SIGAL UNIQA Group AUSTRIA. Në shënimin e themelimit të saj, presidenti i kësaj kompani, Avni Ponari ka renditur të arriturat dhe sfidat që ka kaluar në tregun e sigurimeve.

Ponari derisa kujton sakrificat që kanë bërë për arritjet që gëzojnë sot, thekson se vitet e para kanë qenë të vështira për shkak të ndryshimit të vazhdueshme të ligjit në atë kohë.

Në festimin e 20 vjetorit të themelimit, ai tha se pavarësisht të gjitha sfidave, nuk u dorëzuan asnjëherë në korrjen e sukseseve dhe fitimin e besimit te bashkëpunëtorët, që tashmë numërojnë shtatë kompani.

“20 vjet përpara kur njoftova po festonim bashkë me Fondin Amerikan marrjen e licencës së SIGAL-it në Kosovë, Jeffery Griffin, kryetari i bordit në atë kohë më përgëzoi dhe më tha se duhet të bëjmë vizitën e parë së shpejti. Në fakt pak ditë më vonë erdhëm në Kosovë. Është e veçantë historia e krijimit të SIGAL-it në Kosovë, sepse para se të fillonim, vinim në Kosovë dhe menjëherë ndryshonin rregullat, autoritetit mbikëqyrës i asaj kohe. Ishte dy vite eksperiencë, dhe vetëm se erdhëm ne tha, erdhën ata të SIGAL-it, ishte kompani shtetërore në atë kohë, dhe na hoqën të drejtën e pjesëmarrjes, dhe përsëri ndryshuan rregullat e BQK-së. U bënë pesë vjet eksperiencë, kështu që vështirësia ishte vit pas viti. Ne vinim në Kosovë, bënim 12 orë, sepse atëherë distanca ishte shumë e largët, tani është dy roë e gjysmë dhe vihet shpejtë, por filluam dhe jemi këtu ku jemi sot. Kur krijuam SIGAL në Shqipëri ishim vetëm pesë persona, e vërteta është se ne e krijuam me pak kapital sepse aq ishte ligji në atë kohë, pak njerëz, por krijuam licencat e para, kompaninë e parë private, çdo gjë që duhej nga fillimi. Ishte eksperienca e parë e tregut produkteve private, nuk ishte e lehtë. Aksionarët nuk e njohshin rregullin si ishte, prisnim që çdo ditë të merrnin paratë e arkëtuara, sepse vinin nga një fushë biznesi tjetër, nuk e dinin që tregu i sigurimeve është diçka që duhej mbështetur, sakrificat ishin të panumërta. Pavarësisht kësaj, më vonë ne krijuam shtatë kompani, të shtatat ata që drejtuan i gjetën të gatshme, dhe do të thotë se SIGAL në Kosovë janë dy kompani, ata që i drejtojnë ua kemi dhënë, urdhëro produktin, kompaninë, licencën dhe i kanë edhe njerëzit gati dhe kanë vetëm për të punuar dhe arrit rezultate”, tha Ponari.

Për 20 vite qëndrueshmëri dhe punë efektive, Poanri tha se janë invetuar mbi 12 milionë euro në Kosovë.

“Në këto 20 vite ne në Kosovë kemi investuar 12.5 milionë euro, kemi bërë një gjiro në total rreth 202 milionë euro, kemi paguar mbi 100 milionë euro dëme, dhe natyrisht që pjesa më e vogël është pjesa e fitimit të aksionarëve dhe kompanisë, devidenti i tyre në 20 vjet është shumë i vogël, pra, çdogjë e bëmë në investim dhe interes të ngritjes së kompanisë në Kosovë”, vijon Ponari.

Derisa tregon si filluan në Kosovë, ai rrëfen se si në Beograd u përballen me heqjen e licencës, pasi kishin hequr Kosovën nga harta.

“Shpresojmë që nga kjo ditë, ta quajmë si dita e fillimit, dhe ta mendojmë këtë kompani si biznes i tashmes. Gjatë historisë së Kosovës ka pas shumë ngjarje, por, doja të sillja vetëm dy detaje. Në takimin e UNIQA në Beograd ku drejtoresha po prezantonte kompaninë dhe kishte heq Kosovën nga harta, dhe them se zonja ka ngatërruar fletët dhe mendoj se duhet të ndryshojë, sepse më ka heq licencën, nuk është problemi se ka prish hartën. U prish mbledhja dhe u ndërtua një tjetër prezantim ku ishte harta Kosovës dhe SIGAL brenda. Kujtoj edhe një takim tjetër po në Monte Carlo ku drejtori Dunavit na prezantoi në kuadër të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve midis kompanive për të cilën mund të autorizonim atë për të trajtuar demet e kartonit jeshil dhe ata neve, po prezantonte dhe më vuri përpara, dhe kishte bërë të njëjtën gjë. Ata ishin pesë veta, unë isha vetëm, thash unë s’kam besim tek ju, sepse fakti që ju keni prish hartën dhe më keni heq licencën, nuk mund të vazhdojmë bisedën, kështu pimë kafe, por biznes nuk do të bëjmë. Kjo periudhë natyrisht ka pasur të veçantat e saj, të mirat e përpjekjet”, shtoi ai.

Teksa ai ka kujtuar edhe një detaj tjetër me kryetarin e bordit, Jeffery Griffin nga biznesi amerikan, tha se nga takimet ka mësuar se përpara se të kërkojmë diçka, duhet të japim.

Mes tjerash, Ponari foli edhe për qarkullimin me karton jeshil në gjithë Evropën dhe për zgjidhjen në këtë drejtim.

“Në fakt, ne vitet e para që kemi qenë në Kosovë, ne shisnim kartonin jeshil të Shqipërisë, klientët me targa të Kosovës pajiseshim me kartonin jeshil të Shqipërisë dhe pati funksionuar normalisht. Kishte një lëvizje të brendshme të tregut që nuk e desh këtë dhe na u hoq edhe ne e drejta dhe ja hoqëm vetvetes. Tani jemi duke punuar për të ndërtuar një partneritet të dytë zyrtar me Këshillin e Byrove, në qoftë se arrijmë të bëjmë, do të jetë një sukses i madh për Kosovën. Por, në vitin 99-të, sapo shihte çliruar Kosova, ne ndërtuam marrëveshjen e parë për lëvizjen e lirë, kosovarët në Shqipëri dhe nga Shqipëria ën Kosovë pa paguar asnjë para, bëmë marrëveshjen e parë së bashku me një kompani të Kosovës të sapo krijuar, dhe historikisht vazhdon edhe sot. Në të dy vendet ne lëvizim pa paguar, kjo do të vazhdojë, sepse të dy palët flasim shqip”, tha mes tjerash Ponari.

Kjo kompani për të qenë sa më afër klientëve, po investon edhe në fusha tjera.

“Lidhur me SIGAL Prishtina, kemi rreth 18 vite, kemi investuar mbi 3 milionë euro gjatë këtyre viteve. Natyrisht që jemi krenar që kemi qenë së bashku me ta, sepse është një skuadër mjaft e mirë. Edhe në cilësinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit edhe të drejtorit të përgjithshëm të SIGAL ka qenë gjithmonë mbështetës i çdo lloj sporti, veçanërisht i basketbollit. Kështu, ne vazhduam përsëri dhe vazhdojmë edhe këtë vit për të pritur çmime kampioni. Ne kemi qenë gjithmonë në vend të parë dhe duam që edhe SIGAL Prishtina të jetë kamion dhe në vend të parë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë, është simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe një botëkuptimi tjetër. Është anëtar i Grupit UNIQA, një nga grupet kryesore të sigurimeve, me një traditë 200-vjeçare të ofrimit të sigurisë për më shumë se 9.4 milionë mbajtës të policave.

Me mbi 20 vjet veprimtari në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, mbështesin klientët në përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në tërë Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024