Ndalohet një person për fajde dhe armëmbajtje pa leje
Siguri
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjilan në koordinim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin G.J., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari G.J., gjatë fundit të vitit 2022 dhe 2023, në komunën e Vitisë, duke u marrë me aktivitet kriminal, ka dhënë para me fajde në vlerë prej 4.900 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat ti kërkonte nga i dëmtuari M.A., me kamatë prej 10%.

“Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë pa leje. I njëjti dyshohet se ka kryer veprat e sipërshënuara penale dhe ndaj tij prokurori i shtetit do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024