Sigal Uniqa në Kosovë feston 20-vjetorin e themelimit
Marketing
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sigal Uniqa Group Austria - Kosova feston sot (e hënë) 20-vjetorin e themelimit të saj.

Drejtori i Përgjithshëm për Kosovë, Perparim Drini, ka thënë se këto 20-vjet Sigal Uniqa Group Austria – Kosova është përballur me sfida dhe vështirësi, por që kanë sjellë sukses të qartë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të jenë edhe në vitet e ardhshme një partner i besueshëm për  klientët, duke u ofruar shërbim profesional e produkte të reja.

“20 vite të përshkuara me sfida dhe vështirësi, duke filluar nga zero me një pasion të pakrahasueshëm, por që kanë sjellë sukses të qartë teksa shohim mijëra qytetarë dhe kompani që kanë vendosur besimin e tyre në ne për aspektet më të rëndësishme: jetën, shëndetin, pasurinë, automjetin, dhe shumë të tjera.

Sigal Uniqa Group Austria - Kosova premton se do të jetë edhe në vitet e ardhshme një partner i besueshëm për klientët e saj duke u ofruar atyre shërbim profesional dhe produkte novatore.

20 vjet Sigal Uniqa në Kosovë, 20 vjet histori suksesi

Jetojmë më mirë së bashku”, ka thënë Drini.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
143
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024