FIFA e pezullon për 20 vite ish-trajnerin e futbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

FIFA njoftoi këtë të premte pezullimin për një periudhë 20-vjeçare të ish-trajnerit të futbollit të Republikës Demokratike të Kongos, Jonathan Bukabakwa, pas një dënimi për dhunë seksuale ndaj një të mituri.

“Vendimi është në përputhje me politikën e tolerancës zero të aplikuar nga FIFA ndaj të gjitha formave të dhunës në futboll”, lexohet në deklaratën e organizatës, e cila krahas pezullimit të aplikuar, e gjobiti ish-trajnerin me 100 mijë euro.

Organi më i lartë i futbollit tha gjithashtu se kishte krijuar një forum specifik alarmi në internet për të “komunikuar në mënyrë konfidenciale problemet e mundshme në mënyrë që të arrihet parandalimi i rasteve të tilla”. /Tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024