​Ferizaj, KRM “Pastërtia” nesër hyn në grevë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sindikata regjionale "Qëndresa" ka bërë të ditur se nesër do të fillojë grevën dhe protestat me punëtorët e KRM “Pastërtia”, duke kërkuar urgjentisht ndërhyrjen e prokurorisë për korrupsionin dhe shkeljet ligjore në këtë ndërmarrje publike.

Në një komunikatë për media të kësaj sindikate janë bërë të ditur edhe arsyet e mbajtjes së grevës dhe protestës.

“Kushtet e rënda të punës, pagat e vogla, mos-pagimi i kontributeve pensionale të punëtoreve për më shumë se 28 muaj, punësimet e paligjshme në administratë, korrupsioni në çdo cep të ndërmarrjes publike, ushtrimi i detyrës së bordit dhe kryeshefit në kundërshtim të plotë me ligjin mbi ndërmarrjet publike”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024