Ky mund të jetë pasuesi i Ten Hag te United
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Graham Potter mund të marrë drejtimin e Manchester United nëse Erik ten Hag shkarkohet, me Napolin gjithashtu të interesuar për ish-trajnerin e Chelseat.

Sipas “The Sun” , ish-trajneri i Chelseat dhe Brightonit mund të jetë një opsion për “Djajtë e Kuq” në rast se trajneri i tyre shkarkohet nga pronari i pakicës, Sir Jim Ratcliffe.

Është raportuar se shefi i INEOS do të marrë përsipër një 25% të aksioneve në klub dhe do të drejtojë seksionin sportiv të “Djajve të Kuq”. Potter gjithashtu është synuar nga drejtuesit e kampionëve të Serie A Napoli, me Antonio Conten një tjetër opsion për ta, përcjellë KosovaPress.

“Djajtë e Kuq” po përjetojnë fillimin e tyre më të keq në ligë që nga viti 1989 pas një serie prej katër humbjesh në shtatë ndeshjet e tyre të para, dhe Ten Hag mund të vihet nën kritika në muajt e ardhshëm nëse performanca nuk përmirësohet.

Që atëherë, United është rikuperuar me fitoret e njëpasnjëshme në Premier Ligë ndaj Sheffield United dhe Brentford, por të pesë fitoret e tyre këtë sezon kanë qenë me një diferencë të vogël prej një goli, dhe Ratcliffe mund të vendosë të shkarkojë holandezin.

United do të jetë në aksion më pas kur do të përballet me Kopenhagen të martën, më 24 tetor në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024