Vazhdojnë problemet me ujin e Badovcit, qytetarët blejnë ujë për pije
Tema
Lexohet për: 4 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Tashmë gati tri ditë lagjet e Prishtinës që furnizohen me ujë nga liqeni Badovcit nuk janë duke përdorur ujin e ujësjellësit as për pije e as për gatim, për shkak se IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në analiza të ujit është paraqitur vlera e lartë e manganit dhe deri në pastrimin e ujit, gjë e cila pritet të ndodhë ditëve të ardhshme, nuk rekomandohet për përdorim.

Qytetarët i janë përmbajtur këtij njoftimi dhe disa nga ata po blejnë ujë për pije e disa të tjerë po furnizohen edhe me ndihmën të cilën i ka mundësuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina duke shpërndarë ujë me autobot.

Qytetari nga Prishtina i cili jeton në lagjen “Bregu i Diellit”, Francesk Perkola tha për KosovaPress se po blen ujë vazhdimisht në treg derisa të rregullohet pastrimi i liqenit të Badovcit.

Edhe Selvet Dovelani u shpreh e shqetësuar për gjendjen e krijuar, pasi ajo nuk po mundet as të përgatisë ushqim.

Po ashtu, edhe Naser Veliu tha se po blenë ujë për pije deri në pastrimin e ujit nuk do ta përdorin as për zierje.

Ndërsa qytetari Muhamet Metaj tha se vazhdimisht blejnë ujë dhe nuk e përdorin ujin e ujësjellësit pasi e konsideron se është vazhdimisht i papastër.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

Ndërkohë që KRU Prishtina nuk i ka bërë të ditur zonat të cilat mund të përdorin ujin e pijes, duke thënë se pastrimi i ujit do të ndodhë ditëve të ardhshme, IKSHPK ka njoftuar zonat, të cilat nuk duhet ta përdorin ujin për pirje e as për zierje:

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë - Prishtine, lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fshati Preoc, Cagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, Qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”.

Po ashtu janë edhe zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja Qershia, lagjja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat, drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vllezërit Gervalla”, “Afrim Zhitija”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në Bregun e Diellit, zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te Konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”. /KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

​KRU Prishtina: Uji për pije do të pastrohet ditët e ardhshme - KosovaPress

IKSHPK apelon qytetarët që furnizohen nga Badovci të mos e përdorin ujin për pije - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024