Videolajm: Bërllokun nuk ka kush ta largojë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjendja e pastërtisë në rrugët e Prishtinës nuk është aspak për t’u lavdëruar.

Kontejnerë të mbushur me plot hedhurina mund të shihen në lagjen “Bregu i Diellit”.

Këto mbeturina duket se nuk ka kush t’i heqë edhe pse Kompania Regjionale e Mbeturina KRM ''Pastrimi'' Prishtinë ka për obligim shërbimin - largimin e mbeturinave për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit në Prishtinë si dhe në njësitë tjera rajonale, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas dhe Kastriot.

Mos largimi i mbeturinave rrezikon sëmundje të ndryshme për qytetarët, por krijon një pamje të shëmtuar të kryeqytetit./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024