​Muaji rozë, mamografia nuk është proces i dëmshëm e as i dhimbshëm
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca e Gruas së Kosovës me mbështetje të Institutit Ndërkombëtar Demokratik (NDI), në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit, organizoi sot një panel diskutimi me temën ‘’Zbulimi i hershëm shpëton jetë, bashkë jemi më të forta”.

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Diellza Kukaj tha se emocionohet sa herë që dëgjon historitë prekëse të grave që kanë fituar betejën ndaj kancerit të gjirit.

Ndërkaq, onkologu Behar Raci tha se numri i të prekurve me kancer të gjirit është në rritje, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel botëror.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkendije Naza tha se mamografia duhet të bëhet edhe pa pasur simptoma, pasi nuk është proces i dëmshëm, por as i dhimbshëm.

Drejtoresha e Organizatës “Renesansa”, Violeta Pirana ndau përvojën e saj kur ishte prekur nga kanceri i gjirit, derisa tha se marrja e lajmit të diagnostikimit me këtë sëmundje ‘është një ankth i madh’.

Ndryshe, tetori është i njohur si muaji rozë që ka për qëllim trajtimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Helmimi në Malishevë, AUV thotë se janë izoluar baktere në disa produkte - KosovaPress

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
304
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024