Te Prishtina të bindur: Luftojmë për titull dhe Kupë
Tema
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Te Sigal Prishtina janë të bindur se skuadra ka kapacitetet që këtë edicion të luftojë për titullin e kampionit, por edhe për trofeun e Kupës së Kosovës.

Megjithëse me shumë ndryshime të bëra gjatë afatit kalimtar, trajneri i bardh e kaltërve, Zydrunas Urbonas, ka thënë për KosovaPress, se objektivi është titulli i kampionit, por që skuadra ka nevojë edhe për pak kohë për t’u komponuar për shkak të shumë ndryshimeve të bëra.

Edhe pse nuk po mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët në parket për shkak të lëndimit të dorës, amerikani Steven Davis e pranoi se skuadra ka nevojë për më shumë kimi dhe gjëra të reja për të mësuar në mënyrë që rezultatet të jenë sa më të mira.

Qe fillimi i Prishtinës në këtë sezon nuk ishte më i mirë i mundshëm e pranon edhe Dardan Berisha. Ai thotë për KoosovaPress, se me kalimin e kohës, skuadra do ta kap ritmin më të mirë të performancës dhe rezultateve.

Ai ka folur edhe për formën aktuale nëpër të cilën po kalon në këtë fillim të sezonit, duke deklaruar se nëse nuk do të ketë lëndime, shumë shpejtë do të jetë në formën më të mirë të tij.

Kapiteni i Kosovës gjithashtu u bëri thirrje tifozëve që ta shmangin dhunën dhe huliganizmin që sezonin e kaluar por edhe në fillim të këtij edicioni është shfaqur në masë të madhe në palestrat e basketbollit kosovar.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,976
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024