Kushte më të mira në konviktet dhe mensën e studentëve, këto janë ndryshimet
Tema
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një numër i madh i studentëve tanimë janë vendosur në konviktet e Qëndresë Studentore, ku përveç kushteve, tanimë do të ndryshojnë edhe rregullat për ata që banojnë. Ndryshime, me kërkesë të studentëve janë bërë edhe në menynë e ushqimit në mese.

Ishin rreth 3800 persona që aplikuan për të banuar në tetë konviktet e Qendrës Studentore, por që deri tash janë vendosur vetëm 2800 studentë. E derisa së shpejti pritet të vendosen edhe 150 të tjerë sipas rang listës, kushtet për ata janë përmirësuar dukshëm, gjë që e tregojnë edhe vet, disa nga studentët.

Studenti Milot Berisha nga Istogu thotë se ka filluar banimin në konvikt dhe se ka vërejtur se ushqimi në mensë është më mirë se që ka qenë viteve tjera.

Denis Krasniqi nga Parlamenti Studentor, u shprehën se këtë vit kushtet janë të përmirësuara në të mirën e jetesës së studentëve. Sipas tij, studentët kanë kërkesa për ushqime të ndryshme por ato edhe pse nuk janë plotësuar, ushqimi që servohet është kualitativ.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari ka thënë se akomodimi i studentëve në konvikt ka shkuar në rregull, derisa theksoi se nga studentët nuk ka pasur ndonjë ankesë për kushtet e konviktit.

Ai tha se pastërtia, furnizimi me ujë, energjia elektrike dhe interneti janë të përmbushura me gjithë kapacitetin që kanë si qendër studentore.

Sipas tij, disa nga kërkesat e studentëve të cilat nuk kanë qenë të plotësuara tashmë me vendimet e ardhshme do të realizohen.

Ai thotë për KosovaPress, se studentët mund të akomodohen në dhoma të njëjta me familjarët e tyre, si dhe mund të marrin edhe mysafirë të paralajmëruar në konvikt, kurdo që ata kanë dëshirë.

Rudari shtoi se edhe mensa e konviktit nuk do të jetë e njëjtë si viteve tjera. Në të do servohen edhe plotë ushqime të tjera, të cilat kanë qenë kërkesë e kamotshme e studentëve.

Drejtori i Qendrës Studentore Rudari shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me studentët dhe do të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024