Berisha - pushtetit: Mendojnë se edhe rrejnë, edhe mashtrojnë dhe e marrin votën sërish
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka akuzuar Qeverinë e Kosovës sa i përket mos ekzekutimit të parave për orët shtesë ndaj Policisë së Kosovës, duke shtuar se në qeveritë e mëparshme janë paguar ato çdoherë.

Sipas Berishës, Qeveria po bojkoton seancat, pasi siç tha ai “mendojnë se edhe rrejnë, edhe mashtrojnë dhe e marrin votën sërish”.

Ai shtoi se qeveria ka “hallin” se merita për Policinë e Kosovës i mbetet opozitës, derisa shtoi se gjithë çfarë dëshiron opozita është përmirësimi i kushteve për PK-në.

Deputeti Berisha derisa tha se e mbështesin Rezolutën e propozuar nga PDK për PK-në, tha se Qeveria duhet të paguajë orët shtesë për policët.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Në seancën e sotme, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka propozuar këtë projekt-rezolutë për mbështetjen e Policisë:

1. Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit prej 15 dite nga miratimi i kësaj rezolute, të bëjë ndarjen e mjeteve te nevojshme financiare për pagesën e shtesës se rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë, në mënyrë retroaktive nga dita e hyrjes ne fugi të Ligjit 08/L-|96 për Pagat në Sektorin Publik (për secilin muaj).

2. Oobligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që te propozoj buxhetin e nevojshëm - për vitin e ri fiskal 2024, për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policore te Republikës së Kosovës, nga data I janar 2024.

3. Obligon Qeverinë e Republikës se Kosovës që brenda afatit 60 ditor nga miratimi i kësaj rezolute, të marrë nismën për hartimin, propozimin he miratimin e Projektligjit për Pensionim të Parakohshëm te zyrtareve policore te Policisë se Kosovës de punonjësit e Inspektoratit.

4. Zotohet që shqyrtimin parlamentar të projektligjit nga pika 3 e kësaj rezolute, ta beje në procedurë të përshpejtuar ne pajtim me rregullat e punës së Kuvendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024