PDK kërkon miratimin e rezolutës për Policinë e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta miratojë Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës. Në seancën e jashtëzakonshme ku nuk po marrin pjesë deputetët e Vetëvendosjes, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj gjatë prezantimit të rezolutës, tha se miratimi i saj është dëshmia më e mirë e përkushtimit për mbështetjen e Policisë së Kosovës në kohën kur puna profesionale e tyre i bënë krenar të gjithë.

Përmes kësaj rezolute kërkohet që policisë t’u kthehen shtesat për rrezikshmëri, të kenë policia me sigurim shëndetësor dhe t’u mundësohet dalja e tyre në pensionim të parakohshëm.

Qalaj derisa ka prezantuar Rezolutën tha se kjo parti bashkë me opozitën, të vetmin qëllim kanë të mbështesin Policinë.   

Deputeti Qalaj përmendi edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, dhe suksesin e policisë në përballje me terroristët serbë.

Qalaj ka shprehur sërish shqetësimin e tij lidhur me mosekzekutimin e shtesave të rrezikshmërisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndërkaq, në këtë seancë nuk po marrin pjesë Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.  /E. Krasniqi/

https://kosovapress.com/admin/nis-seanca-per-policine-te-pranishem-vetem-deputetet-e-opozites/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024