​Murali i Banksy në Venecia do të restaurohet
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Murali i Banksy-t në Venecia i vitit 2019, “Djali Migrant”, do të restaurohet, njoftoi të mërkurën Ministria e Kulturës e Italisë.

Projekti për restaurimin dhe ruajtjen e veprës ikonë do të prezantohet në ministri më vonë të mërkurën.

"Venecia është unike në botë...dhe gjithashtu një vend i privilegjuar për artin bashkëkohor, një detaj që Banksy e kuptoi mirë duke vendosur atje një nga vetëm dy muralet e bëra në Itali," tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia përpara prezantimit.

Ai tha se kishte rënë dakord me kryetarin e bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro dhe nënsekretarin e kulturës, Vittorio Sgarbi për "ta bërë këtë vepër ikonike të përhershme"./ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024