Spears akuzon Timberlake për tradhti me 'një tjetër personazh të famshëm'
Magazina
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Britney Spears ka akuzuar Justin Timberlake se e ka tradhtuar gjatë lidhjes së tyre trevjeçare.

Këngëtarja, 41-vjeçe, i bëri këto pretendime në librin autobiografik të ardhshëm të saj “The Woman In Me”, i cili do të publikohet më 24 tetor.

Britney, e cila ishte në lidhje me Justin nga viti 1999 deri në vitin 2002, nuk e përmendi personin me të cilin dyshohet se e tradhtoi atë, duke iu referuar asaj vetëm si "një tjetër personazh i famshëm".

Sipas TMZ, ylli gjithashtu tha në librin e saj se nuk dëshironte ta përmendte gruan, sepse ajo ka një familje dhe ajo nuk dëshiron t'i turpërojë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024