Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident trafiku në Deçan
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur dje në fshatin  Lebushë të Deçanit.

Një automjet, (kombi) është përplasur në një shtyllë betoni me ç’rast një person, pasagjer ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

“Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

Nga lëndimet e marra në aksident, ka ndërruar jetë një persona i gjinisë mashkullore, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë, shtetas të Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi,  kurse drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024