​Macron: Vuçiq t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë sot (e martë) se është përgjegjësi e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që t’i dënojë sulmet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku e u plagosën dy të tjerë.

Në një konferencë për media të mbajtur me rastin e vziitës në Tiranë, Macron tha po ashtu se ka ndjekur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se është përgjegjësi e të dyja palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e situatës.

“Mendoj se është përgjegjësi e Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi”, tha ai. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024