Ngjarjet e datës 17 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

Specializantët vazhdojnë protestën para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 10:00)

Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi i Kuvendit të Republikës së Kosovës pret në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Ankarasë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 10:15)

Aktivitet “Ndaluni” nga OJQ MuralFest. (Ferizaj, ora 10.00 - 15:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton  raportin me amendamente të Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e  auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për vitin 2022. I ftuar: Elbert Krasniqi- Ministër i MAPL-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Me rastin e festës së Ditës së Gështenjës, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj organizon pritje për pjesëmarrësit. (Objekti i Komunës së Deçanit, ora 10:00-11:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler. (Kabineti i Presidentes, ora 13:35)

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
502
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024