Hapet ekspozita ilustruese "Shkëlqesitë italiane - Figura për Italo Calvino"
Kulturë
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Është hapur sonte (e hënë) ekspozita ilustruese "Shkëlqesitë italiane - Figura për Italo Calvino" në Lapidariumin e Muzeut Kombetar në Prishtinë.  Qëllimi i kësaj ekspozite është të promovohet përmes gjuhës italiane kultura e qëndrueshmërisë.

Me këtë rast ambasadori i Italisë, Antonello De Riu tha se ideja e kësaj ekspozite është të promovohet përmes gjuhës italiane kultura e qëndrueshmërisë në një vend, ku sipas tij, Italia është në ballë dhe në të njëjtën kohë të eksplorohet edhe vepra e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, Italo Calvino.

“Ky është eventi i parë i javës me ekspozita, debate, shfaqje, vetëm për diskutim në ekipin e kësaj jave. Këtë vit, edicioni i 23-të, është gjuha italiane dhe qëndrueshmëria. Ideja është të promovohet përmes gjuhës italiane kultura e qëndrueshmërisë në një vend, ku Italia është në ballë dhe në të njëjtën kohë të eksplorohet edhe vepra e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, shkrimtarit italian të shekullit të 20-të, Italo Calvino. Pse Italo Calvino? Sepse ai ishte shumë i etur për të analizuar në shkrimet e tij në veprat e tij tema të aftësisë së qëndrueshmërisë, marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës, si dhe tjetërsimi i individit, i qenies njerëzore, në qytetet gjithnjë e më të industrializuara dhe të urbanizuara,” tha De Riu.

Ambasadori De Riu gjithashtu shtoi se kjo marrëdhënie midis natyrës njerëzore ka qenë gjithmonë e pranishme në letërsi, por është veçanërisht e pranishme në letërsinë bashkëkohore që ka ekspozuar më mirë pasojat e krizës klimatike, shembjen e biodiversitetit dhe gjithashtu edhe pandeminë.

“Në këtë ekspozitë shfaqen veprat e 31 artistëve që sot përmes një ankandi publik, ata në të gjithë botën vendosën të hartojnë disa shfaqje, disa ekipe që janë të pranishëm me veprat e Italo Calvinos. Le të përfshijmë se kjo marrëdhënie midis natyrës njerëzore ka qenë gjithmonë e pranishme në letërsi, por është veçanërisht e pranishme në letërsinë bashkëkohore që ka ekspozuar ndoshta më mirë pasojat e krizës klimatike, shembjen e biodiversitetit dhe gjithashtu edhe pandeminë. Dhe kështu kuptimi i kësaj nisme, i kësaj ekspozite është edhe t'ju tregojë lidhjen mes letërsisë dhe ekologjisë, që ato të mund të gjejnë elementet e përbashkëta dhe mund të shpjegoni edhe përmes letërsisë argumente dhe tema që janë tipike, më shumë nga studimet sociale”, shtoi De Riu.

Ndërkaq,drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu falenderoi Ambasadën e Italisë në Kosovë, që  edhe kësaj rradhe është  përzgjedhur që të jenë partner për  organizimin e këtij  aktiviteti  në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar.

Ekspozita është e hapur për publikun nga data 17 deri më 22 tetor, prej orës 10:00 - 18:00 me hyrje falas./A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024