Vdes Martti Ahtisaari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Është ndarë nga jeta ish-presidenti Finlandës, Martti Ahtisaari, në moshën 86-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri holandez, Anders Adlercreutz.

Ahtisaari ishte i dërguari special i OKB-së për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, nga plani i të cilit Kosova me 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë.

Presidenti i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000, Ahtisaari u shpërblye edhe me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008 për kontributin e tij dhënë përfundimit të konflikteve edhe në Indonezi, Namibi dhe Irlandën Veriore.

Pasi u diagnostifikua me sëmundjen e Alzheimerit,  Ahtisaari u tërhoq nga jeta publike dhe politike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024