Samiti i Berlinit do të mbahet brenda Ballkanit Perëndimor ku Shqipëria do të jetë vendi pritës.
Tirana është veshur me flamujt e Bashkimit Evropian. Teksa mësohet se të hënën veç takimeve zyrtare liderët evropianë do të priten me disa element surprizë, tradicionalë, si këngë e valle popullore.
Më tej do të ketë dy forume pune me tematikë integrimin e rajonit në tregun unik me BE dhe sfidat e mundësitë për investime e rritje në Ballkan. Në drekën e punës të planifikuar në orën 14 do të diskutohet mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Pasditja e të hënës do të jetë edhe më ceremoniale me përurimin e kolegjit të Evropës në Tiranë dhe hapjen zyrtarisht të piramidës e cila do të shoqërohet me vizita në godinë e shfaqje të një video të transformimit të piramidës. Në agjendë planifikohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp mes Ramës, kancelarit Scholz dhe presidentes së KE-së, Von der leyen; që pas samitit të BE-së në 6 dhjetor e shndërrojnë sërish Tiranën si kryeqytetin evropian me Samitin e Berlinit.
Për të hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e samitit për procesin e Berlinit policia shqiptare është konsultuar me Europol dhe Interpol.
Para gjatë dhe pas samitit pritet të angazhohen 200 punonjës nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikes.
Brenda këtij perimetri do të ndalohet kalimi edhe I këmbësorëve , përveç rezidentëve dhe gjithë bizneset do të mbyllen.
Ndërkohë që gjatë të hënës pritet të ketë kufizime të pjesshme dhe në akse të tjera. Rruga që lidh aeroportin e Rinasit me ish sheshin shqiponja, pjesa e unazës deri tek rreth rrotullimi i AQUK-ut për të vazhduar me pallatin e brigadave rrethrrotullimin e qytetit student deri tek bulevardi bajram Curri. Kufizimet nisin nga ora 8.00 deri në 12.00 dhe nga ora 15.30 deri në orën 20. 00.