Personat e verbër kritikojnë qeverinë për fjalë boshe e mos realizim të kërkesave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të fillimit të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, është organizuar marshi përmes të cilit iu bë thirrje institucioneve që të krijojnë kushte më të mira infrastrukturore, duke filluar me ndërtimin e pllakave taktile dhe sinjalizimin në stacione të autobusëve.

Marshi u organizua nga organizata “You Can Do”, ku edhe janë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë për mosrealizmin e kërkesave ndaj personave të verbër.

Kryetari i organizatës “You Can Do”, Jusuf Fazliu tha se është bërë “boll” me fjalë boshe. Ai i bëri thirrje qeverisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, që të ndërmarrin hapa në përmirësimin e kushteve për personat e verbër.

Fazliu tregoi se në kuadër këtë kësaj jave do të organizojnë aktivitete të ndryshme, duke filluar me shfaqjen e videove vetëdijesuese. Ai shtoi se do t’u mësojnë alfabetin brail, disa mësimdhënësve në Komunë e Podujevës.

Anëtari i organizatës “You Can do”, Betim Bregovina tha se qeverisë në më pak se dy vite i duhen votat dhe për t’i marrë ato ‘duhet të kryejnë punën e tyre në krijimin e mundësive më të mira për personat e kësaj kategorie.

Kurse, menaxherja e projekteve në kuadër të organizatës “You Can Do”, Saranda Krasniqi tha se me këtë marsh e kanë nisur Javën Ndërkombëtarë të Njeriut me Shkop të Bardhë, ku do të vazhdojnë me aktivitete të tjera, ndër to edhe mësimi i alfabetit brail për personat e verbër.

Nga sot deri më 22 tetor, shënohet “Java e njeriut me shkop të bardhë”. 15 tetori nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, nga viti 1964 i është dedikuar të verbërve, njerëzve me shkop të bardhë dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë që në mesin e  tyre janë edhe njerëzit e verbër, po aq të rëndësishëm sa gjithsecili prej nesh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024