​Mëdyshje për nevojën e vazhdimit të dialogut pa u sanksionuar Serbia
Tema
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul se pa u vënë sanksione ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri nuk mund të vazhdojë dialogu. Sipas partisë në pushtet është e pamundur të rikthehen në dialog dhe të shtiren sikurse nuk ka ndodhur asgjë me 24 shtator. Andaj nënvizojnë se para çfarëdo iniciative për rikthim të dialogut fillimisht duhet të dënohet Serbia për aktin e agresionit në Kosovë. Mirëpo, partitë opozitare në vend kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të jetë më e kujdesshme pasi dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, andaj nuk guxohet të ketë barrikada të tilla.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se në rrethanat e aktuale për Kosovën më të rëndësishme janë siguria dhe sanksionimi i Serbisë, se sa dialogu.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë për KosovaPress se Kosova nuk guxon të barrikadohet kundër dialogut pasi s'ka zgjidhje të tjera.

Në anën tjetër, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj nënvizon nevojën për dialog me Serbinë, por shton se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për atë çfarë ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në lidhje me dialogun është paralajmëruar se gjatë muajit tetor do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, së bashku me përfaqësuesin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Për të konfirmuar një gjë të tillë KosovaPress ka pyetur në zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 14 shtator kanë pasur takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel, por që përfundoi pa asnjë rezultat.

Në anën tjetër, më 24 shtator një grup i armatosur terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe i plagosur polici Alban Rashiti. Ndërkaq, u vranë tre sulmues të grupit terrorist, kurse katër prej tyre u arrestuan./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim!

https://kosovapress.com/admin/qeveria-pret-qasje-te-re-ne-dialog-kerkon-sanksionimin-e-serbise/
https://kosovapress.com/admin/kurti-dialogu-me-serbine-nuk-mund-te-vazhdoje-thuaja-nuk-ka-ndodhur-asgje/
https://kosovapress.com/admin/bislimi-agresioni-serb-ne-banjske-mund-te-zhbeje-progresin-e-bere-permes-dialogut/
https://kosovapress.com/admin/lvv-e-vendosur-para-rikthimin-ne-dialog-duhet-sanksione-ndaj-serbise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024