​Mitrovica shton investimet në shëndetësi, synohet edhe fuqizimi i shërbimit mjekësor shtëpiak
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, ka thënë se në këto tre vitet e fundit është investuar më shumë se kurrë më parë në shëndetësinë primare të Mitrovicës. Ai, gjatë një interviste për KosovaPress, ka bërë të ditur se shëndetësia është ndër prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale në Mitrovicë dhe kryetarit të saj, Bedri Hamza.

Shabani përmend përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve, si sfidën kryesore, në mënyrë që zhvillimi i shëndetësisë të jetë dinamik dhe me kërkesat e kohës.

I pari i shëndetësisë në Mitrovicë theksoi tri prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale për shëndetësinë, duke përmendur përmirësimin dhe furnizimin me barna, material mjekësor, pajisje dhe aparatura, pastaj rritjen e numrit të profesionistëve shëndetësorë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.

Ai tha se qytetarët e Mitrovicës do të bëhen me QKMF-në më të avancuar dhe më moderne në rajon, në të cilën do të investohen rreth pesë milionë euro si bashkëfinancim i Komunës së Mitrovicës dhe organizatës “Jetimat e Ballkanit”.

Sa i përket investimeve kapitale, Shabani tha se derisa në vitin 2021 janë shpenzuar 30 mijë euro, për vitin e ardhshëm parashihen shpenzime që kapin vlerën prej 780 mijë eurosh.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim!

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bnis-ndertimi-i-qmf-se-ne-iliride-te-mitrovices/
https://kosovapress.com/admin/filloi-ndertimi-i-objektit-te-ri-te-qkmf-se-ne-ferizaj/
https://kosovapress.com/admin/23-operime-per-24-ore-ne-spitalin-e-pejes/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024