Sigal Prishtina merr kreun e tabelës, shumë e fortë për Istogun
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi që e ka mposhtur në Rahovec KB Istogun.

KB Prishtina ka triumfuar me shifrat 92:70 (22:15, 19:23, 29:14, 22:18) kundër Istogut, raporton KosovaPress.

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen mirë dhe qysh në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 6:15, derisa e fituan çerekun e parë 15:22. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë në 27:38, por më pas Istogu hyn në një seri të mirë dhe afron rezultatin në 38:41, aq sa edhe përfundoi pjesa e parë e takimit.

Megjithatë, KB Prishtina e filloi furishëm periudhën e tretë dhe ngriti sërish epërsinë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 52:70. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Prishtina fitoi 70:92.

Më të mirët e ndeshjes te Sigal Prishtina ishin Derrick Wilson me 19 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime, Shaheed Davis me 18 pikë e nëntë kërcime dhe Tyson Harris me 15 pikë.

Në anën tjetër, më të dalluarit te Istogu ishin Tyrese Prince me 20 pikë, nëntë kërcime dhe Arian Azemi me 11 pikë, pesë kërcime e tetë kërcime.

Istogu ka një fitore e tri humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore e një humbje, dhe ngjitet në krye të tabelës

Rezultati final, 92:70 në favor të Sigal Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024