Kosova, me gjashtë xhudistë në Kampionatin Ballkanik në Turqi
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovar i xhudos do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të xhudos për grupmoshën U23.

Ky Ballkanik do të mbahet në Stamboll më datat 14 dhe 15 të këtij muaji (tetor), raporton KosovaPress.

Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë Sara Osmani (kategoria deri në 52 kilogramë), Dëbora Gjakova (kategoria deri në 63 kilogramë), Rrezarta Alimi (kategoria deri në 70 kilogramë), Ruvejda Llonqari (kategoria mbi 78 kilogramë), Muhamedin Veseli (kategoria deri në 60 kilogramë) dhe Loris Sharapolli (kategoria deri në 73 kilogramë).

Osmani, Gjakova, Veseli dhe Sharapolli do të ndeshen nesër, kurse Alimi dhe Llonqari të dielën.

Së bashku me garuesit ka udhëtuar edhe trajneri Fatos Tabaku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024